Ylli i ri i kampanjës së fundit të Donatella Versace është vet Donatella Versace!
Disenjatorja e njohur, Donatella Versace, ka pozuar për kampanjën SS22 të Versace bashkë me supermodelet motra Gigi dhe Bella Hadid.
“Familja është shumë e rëndësishme për mua”, shkroi Donatella, duke debutuar imazhet në Instagram, “Më pëlqen tejet shumë kjo kampanjë saqë nuk mund të mos bashkohesha me mbretëreshat e mia të Versace në një fotografi! Vajza, ju jeni frymëzuese dhe fuqizuese dhe unë ju dua shumë”.

E xhiruar nga Mert Alas dhe Marcus Piggott, kampanja u frymëzua nga xhirimet legjendare të Richard Avedon dhe Gianni Versace, ndërsa Maluma vepron si fytyra e koleksionit për meshkuj të markës.
Në vitet ’90, Donatella ishte përgjegjëse për sjelljen e muzikantëve dhe të famshëmve, si Tupac, Prince dhe Madonna, në modën e lartë, duke hapur rrugën për shumë prej filmave të sotëm të pistës./UBTNews/