UBT News

Donald Trump Jr. ironizon me Alec Balwin i cili vrau aksidentalisht kolegen e tij

Djali më i madh i ish-presidentit Trump, Donald Jr,. ka shitur bluza prej 27,99 dollarësh në faqen e tij zyrtare me slloganin tallës: “Armët nuk vrasin njerëz, Alec Baldwin vret njerëz”, transmeton UBT News.

Referenca ka të bëjë me vrasjen e kinematografes Halyna Hutchins, të cilën Baldwin e qëlloi aksidentalisht ndërsa po punonte në filmin “Rust”, dhe si pasojë, ajo ndërroi jetë.

Sipas mediave të huaja, Donald Trump Jr. po vë në shënjestër Alec Baldwin, pasi ai kishte imituar të atin e tij në “Saturday Night Live”, në vitin 2017./UBTNews/

Exit mobile version