UBT News

Dominim i Kimi Antonelli në Formula 1, katër fitore radhazi

Kimi Antonelli vazhdon të shkëlqejë në Formula 1, duke regjistruar fitoren e katërt radhazi në kampionat. Piloti i ri i Mercedes-AMG Petronas Formula One Team triumfoi edhe në garën prestigjioze të Çmimit të Madh të Kanadasë, të zhvilluar të dielën në mbrëmje.

Italiani 18-vjeçar zhvilloi një paraqitje mbresëlënëse nga fillimi deri në fund, duke dominuar pistën dhe duke marrë ovacione të shumta nga ekipi i Mercedesit pas përfundimit të garës. Forma e jashtëzakonshme e Antonellit po e shndërron atë në një nga emrat më të përfolur të këtij sezoni në Formula 1.

Në vendin e dytë garën e përfundoi Lewis Hamilton, ndërsa kampioni i shumëfishtë Max Verstappen u rendit i treti.

Piloti i Scuderia Ferrari, Charles Leclerc, përfundoi në pozitën e katërt, ndërsa i pesti u rendit Isack Hadjar.

Me këtë sukses të ri, Antonelli po konfirmon formën fantastike dhe ambiciet për të sfiduar emrat më të mëdhenj të Formula 1 në sezonin aktual.

Exit mobile version