UBT News

Dolly Parton prezanton linjën e veshjeve për kafshët shtëpiake

Dolly Parton performs on stage at Rod Laver Arena on February 11, 2014 in Melbourne, Australia.

Biznesi i fundit i Dolly Parton do t’u drejtohet qenve. Këngëtarja, aktorja dhe autorja ka lansuar linjën e veshjeve për kafshët shtëpiake, “Doggy Parton” – një linjë që u prodhua në partneritet me SportPet Designs.

Linja do të përmbajë këmisha, fustane, lodra dhe madje edhe një paruke bionde të frymëzuar nga Parton. Një pjesë e të ardhurave do të shkojnë për Willa B. Farms, një organizatë shpëtimi që ofron një shtëpi për kafshët e zhvendosura.

Fillimisht produktet do të jenë të disponueshme në DoggyParton.com dhe në Amazon./UBTNews/

Exit mobile version