Aktori dhe regjisori amerikan, Sean Penn do të shfaqë premierën e një dokumentari që ai ka filmuar në Kiev me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky në festivalin e filmit në Berlin të muajit të ardhshëm, njoftuan organizatorët të hënën.
Edicioni i 73-të i Berlinales, që do të mbahet nga 16-26 shkurt, do ta ketë në qendër të vëmendjes luftën në Ukrainë dhe do të shënojë përvjetorin e parë të pushtimit rus të Ukrainës.
Bashkëdrejtori i festivalit, Carlo Chatrian u tha gazetarëve se filmi u xhirua në “rrethana shumë të vështira”.
Penn shkoi në Kiev për të xhiruar dokumentarin në fund të shkurtit të vitit 2022 kur filloi pushtimi rus./UBTNews/