“Ata ishin të lumtur që gënjyen për të mbrojtur vëllanë tim, ata kurrë nuk ishin të gatshëm të tregonin të vërtetën për të na mbrojtur ne”, tha princi Harry në trailerin e fundit të dokumentarit “Harry & Meghan” në Netflix.
Para gjysmës së dytë të dokumentarit, në trailer çifti tregoi se pse u larguan nga detyrat mbretërore.
“Nuk po më hidhnin ujqërve, po ushqehesha me ujqër”, tha Meghan.
“I thashë, duhet të dalim nga këtu”, tha princi Harry në trailer për tri episodet e fundit që do të lansohen të enjten.
Megjithatë as në këtë trailer nuk bëhet e ditur se kush po akuzohet për gënjeshtër apo kush po i nënvlerëson ata.
Meghan flet për shqetësimet që i përjetoi, dhe në një klip shfaqet princi Harry duke thënë se ata u larguan për shkak të presionit që përjetuan në Britani të Madhe./UBTNews/