UBT News

Dokumentari për “Fëmijët e Vjedhur” në Kamboxhi – 19 vjet pasi Angelina Jolie adoptoi djalin Maddox atje

Një dokumentar i ardhshëm do të nxjerrë në pah praktikat potencialisht joetike të përdorura në birësimet kamboxhiane.

Regjisorja Elizabeth Jacobs, 21 vjeç, do të rishikojë pretendimin se ‘familjet e varfra Kamboxhiane janë pre e rekrutuesve të fëmijëve’ në dokumentarin e saj, The Stolen Children.

Prindërit e Elizabetës përdorën shërbimet e agjentes së birësimit Lauryn Galindo, e njëjta grua që Angelina Jolie përdori për të birësuar djalin e saj Maddox në 2002.

Jacobs, e cila është një studente e filmit dhe marketingut në Universitetin e Massachusetts, është e vendosur të zbulojë të vërtetën rreth birësimeve të Galindos.

The Sun raporton se mes viteve 1997 dhe 2001 gjysma e birësimeve nga Kamboxhia në ShBA – afërsisht 800 nga 1600 – kaluan përmes Galindo.

Në atë kohë, Galindo dhe motra e saj Lynn Devin drejtuan një agjensi birësimi të quajtur Seattle International Adoptions, dhe menjëherë pasi Jolie adoptoi djalin e saj Maddox, Galindo dhe Devin u përballën me akuza penale.

Devin u përball me një gjobë prej 150 mijë dollarësh ndërsa Galindo u burgos për falsifikim të emrave, datave të lindjes dhe vendeve të lindjes së fëmijëve kamboxhianë, të cilat ajo ndihmoi të vendosen me familjet amerikane dy vjet.

Kur skandali u zbulua, qeveria e SHBA-së dhe disa vende të tjera mbyllën birësimet nga Kamboxhia, ndërsa Jolie kishte thënë se ajo nuk dinte asgjë për tregtinë e paligjshme. Nuk ka asnjë provë që Maddox nuk ishte jetim.

Jolie këmbënguli në atë kohë që ajo bëri ‘përpjekje të mëdha për të siguruar që Maddox nuk kishte një nënë të gjallë në Kamboxhia’.

Galindo i tha The Sun në një deklaratë të fundit se ajo do të ishte e lumtur t’i përgjigjej çdo pyetje që Jacobs mund të kishte, por këmbënguli se regjisorja e re nuk e ka lajmëruar atë ende.

Ajo mohoi që ndonjë nga praktikat e saj të ketë qenë ndonjëherë e paligjshme, duke e cilësuar veten si ‘një kampione e fëmijëve’.

Galindo shtoi se ajo nuk ka ‘asnjë arsye për të besuar’ se birësimi i Maddox ishte joetik dhe me sa konfirmoi se ajo kishte punuar me Jolie në proces, tha se ajo ‘e dinte’ që Angelina ishte në Namibia në atë kohë duke filmuar Beyond Borders dhe duke shtuar se nuk kishte ‘asnjë ndërhyrje’ nga Jolie.

Prindërit e Jacobs, Karen, 60 vjeç dhe Erich, 56 vjeç, edhe pse kishin mbajtur dokumentet e tyre të birësimit, ata i shikuan ato vetëm vitin e kaluar, duke zbuluar emrin e Galindos të stampuar nëpër letra.

Sipas Jacobs, dokumentet tregojnë mospërputhje, me letrat e jetimores që tregojnë një datë të lindjes dhe dokumentet qeveritare që tregojnë një tjetër.

Karen këmbëngul se Galindo kurrë nuk i zbuloi ndonjë informacion në lidhje me prindërit e vërtetë të Jacobs, duke i thënë Karen se ata u zhdukën në një përmbytje.

Jolie dhe ish-burri i saj, Brad Pitt, ndajnë kujdestarinë e përbashkët të gjashtë fëmijëve të tyre, binjakëve Vivienne dhe Knox, 12, Shiloh, 15, Maddox, 19, Zahara, 16 dhe Pax, 17.

Maddox u birësua nga një jetimore në Kamboxhia, ndërsa Jolie adoptoi Zahara në Etiopi dhe Pax në Vietnam.

Në kohën e birësimit të Maddox, ShBA-të kishin vendosur kufizime më të ashpra në adoptimin e fëmijëve nga Kamboxhia për shkak të frikës nga trafikimi.

Po atë vit, aktorja drejtoi First They Killed My Father, një film në lidhje me gjenocidin 1975-1979 të 1.7 milion kamboxhiane gjatë regjimit të diktatorit komunist Pol Pot.

Shumica vdiqën nga uria, sëmundja ose u vranë në ekzekutime masive, dhe Jolie pranoi që bërja e filmit e kishte bërë atë të kuptonte më mirë vendin e lindjes së djalit të saj.

Ajo tha: ‘Ky vend do të thotë shumë për mua, ky vend ka kaluar kaq shumë. Kjo luftë preku çdo individ këtu, dhe unë doja ta kuptoja veten time”./UBTNews

Exit mobile version