Kritikët dhe fansat e kanë mirëpritur dokumentarin e ri të titulluar “Fraiming Britney Spears”, që u shfaq në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
I prodhuar nga The New York Times, ky film shfaq ngritjen e këngëtares drejt famës dhe polemikat rreth jetës së saj.
Babai i këngëtares ka qenë kujdestari i saj për 12 vite, për shkak të problemeve me shëndetin mendor.
Në nëntor, Spears e humbi një betejë ligjore për të hequr kontrollin e babait mbi pasurinë e saj.
Shumica e fansave e mirëpritën dokumentarin si evidencë e mëtejshme për atë se si është trajtuar këngëtarja gjatë viteve, derisa disa të famshëm i shprehën mbështetje./UBTNews