UBT News

Doktoresha Marianne Herzog mbajti ligjëratë inspiruese për studentët e Psikologjisë në UBT

Një ligjëratë inspiruese u mbajt sot në UBT, ku të pranishëm ishin studentët e programit Psikologji, të cilët patën mundësinë të ndjekin nga afër ligjërimin e Doktoreshës së njohur Marianne Herzog, e cila njihet për qasjet e saj moderne dhe humane në trajtimin e traumës dhe zhvillimit personal.

Tema e ligjëratës shpalosi një perspektivë të re psikologjike mbi frikën dhe traumën, duke i transformuar ato në një histori inspiruese fuqizimi. Doktoresha Herzog prezantoi metoda profesionale dhe raste studimore nga përvoja e saj akademike dhe klinike, duke e treguar se procesi i shërimit dhe i tejkalimit të vështirësive është i mundur për çdo grupmoshë dhe për çdo individ që kërkon rritje personale.

Gjatë ligjëratës, ajo prezantoi librin e saj të fundit, i cili prek me shumë ndjeshmëri dhe profesionalizëm përvojat personale, rrënjët e traumave që nga fëmijëria, dhe mënyrat se si ato formësojnë të ardhmen. Libri trajton mekanizmat e brendshëm të njeriut për të sfiduar frikën, për të dalë mbi dhimbjen dhe për të aktivizuar potencialin e brendshëm që secili prej nesh e ka.

Studentët patën mundësinë të bëjnë pyetje, të diskutojnë dhe të ndajnë mendime rreth përvojave në trajtimin dhe menaxhimin e traumave, duke e kthyer këtë aktivitet në një formë të veçantë ndërveprimi akademik.

Një falënderim i veçantë shkon për Doktoreshën e nderuar Xhida Lumi dhe ekipin e saj profesional, të cilat bënë të mundur organizimin e kësaj ngjarjeje të rëndësishme në ambientet e UBT-së, duke sjellë për studentët një përvojë të jashtëzakonshme akademike dhe motivuese.

Exit mobile version