Gjatë muajit shtator, Dogana e Kosovës, ka ndaluar në katër raste të ndara tentativa për import të mallrave të falsifikuara.
Sipas njoftimit, në kuadër të këtyre kontrolleve janë ndaluar: 300 jelek dimëror me logon Moncler, 300 palë atlete me logot Adidas, Reebok dhe Miu Miu, 5. 180 palë çorape me markat Nike, Calvin Klein, Reebok dhe U.S. Polo Assn dhe 225 veshje tekstili me markën Stone Island.
“Këto ndërhyrje janë rezultat i analizës së avancuar të riskut dhe vigjilencës së oficerëve doganorë, të cilët kanë parandaluar që produktet e dyshuara si pirate të depërtojnë në tregun e vendit, duke mbrojtur konsumatorët dhe të drejtat e pronësisë intelektuale”, thuhet në njoftim./D.B/KP