Sllovenia do të kërkojë propozime kompromisi gjatë presidencës së saj në Këshillin e Bashkimit Evropian për gjysmën e dytë të këtij viti dhe një nga prioritetet do të jetë përgatitja e BE-së për kriza të reja të mundshme në të ardhmen, tha Ministri i Jashtëm slloven, Anže Logar.
Siç tha Logar në një intervistë për kanalin televiziv N1 Sllovenia, roli i shtetit që kryeson BE-në deri në fund të këtij viti është të përpiqet të harmonizojë dhe propozojë zgjidhje kompromisi.
“Secili vend anëtar po përpiqet ta afirmojë këndvështrimin e tij në këtë kontekst dhe është detyra e shtetit kryesues ta gjejë një propozim kompromisi për të 27 vendet anëtare”, tha Logar.
Gjatë presidencës së saj, Sllovenia do t’i kushtojë vëmendje të veçantë krijimit të Unionit Shëndetësor dhe menaxhimit të krizave në fushën e sigurisë kibernetike.