UBT News

Djokovicit do t’i duhet të vaksinohet plotësisht për të marrë pjesë në “Australian Open”

Novak Djokovicit nuk do t’i lejohet hyrja në Australi për ta mbrojtur titullin e tij në “Australian Open” nëse nuk vaksinohet plotësisht kundër COVID-19. Kështu deklaroi të mërkurën ministri i emigracionit i vendit.

Numri një i tenisit, që është në nivel me Roger Federer dhe Rafa Nadal me 20 tituj Grand Slam, ka refuzuar të zbulojë statusin e tij të vaksinimit dhe tha se nuk është i sigurt nëse do të mbrojë kurorën e tij në “Australian Open”.

Ministri Alex Hawke duke sqaruar kërkesën e Australisë për viza, tha se lojtarët e huaj do të duhet të kenë dy vaksinat për të luajtur në Grand Slam në Melbourne Park në janar.

“Duhet të vaksinoheni plotësisht për ta vizituar Australinë. Ky është aplikim universal, jo vetëm për tenistët. Dua të them që çdo vizitor në Australi do të duhet të vaksinohet me të dy dozat”, deklaroi Hawke.

Ky rregull mund të përjashtojë shumë lojtarë nga turneu./UBTNews

Exit mobile version