Tenisti Novak Djokovic tha se “përjetoi eksperiencën më të mirë ndonjëherë” me rikthimin e tij me fitore në kampionatin e tenisit në Dubai, në ndeshjen e parë qysh prej përfshirjes së tij në një skandal lidhur me vaksinimin gjatë përgatitjeve për hapjen e turneut Australian Open.
Tenisti numër një në botë ishte në fokus të mediave pasi u deportua nga Australia më 16 janar për shkak të statusit të tij të vaksinimit.
“Një eksperiencë e kënaqshme“, deklaroi ai pas fitores në Dubai.
Pasi falënderoi masën pas ndeshjes së tij të parë në vitin 2022, Djokovic shtoi: “Nuk do të mund ta zgjidhja ndonjë vend më të mirë për të filluar sezonin – ishte eksperienca më e mirë ndonjëherë. Në përgjithësi, është një fitore e drejtpërdrejtë, kështu që sigurisht që duhet të jem i kënaqur, veçanërisht pasi nuk kam luajtur qe dy muaj e gjysmë, gati tre muaj”./UBTNews/