Në një përballje të fortë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, Novak Djokoviç ka arritur një fitore të shpejtë kundër Rafael Nadalit, duke e mposhtur atë me rezultat 2-0 në sete. Në ndeshjen e zhvilluar pasditen e sotme, Djokoviç dominuar plotësisht ndaj Nadalit me sete të përfunduar 6-1 dhe 6-4.
Në këtë përballje, Djokoviç tregoi një formë të shkëlqyer dhe e kontrolloi ndeshjen nga fillimi deri në fund, duke e vënë në dyshim minimalisht rezultatin. Nadal, që është njohur për fuqinë dhe qëndrueshmërinë e tij në fushën e tenisit, nuk arriti të gjejë ritmin e duhur për të sfiduar serbin, i cili tregoi nivelin më të lartë të lojës së tij.
Ky ishte takimi i 60-të mes dy rivalëve të mëdhenj të tenisit, dhe me këtë fitore, Djokoviç ka kaluar në një avantazh të qartë ndaj Nadalit në statistikat e ndeshjeve direkte, duke regjistruar 31 fitore në krahasim me 29 të Nadalit. Kjo fitore thekson më tej dominimin e Djokoviç në përballjet mes këtyre dy tenistëve legjendarë.
Triumfi i sotëm është një hap i rëndësishëm për Djokoviç në garën për medaljet në Lojërat Olimpike, duke e forcuar më tej pozitat e tij si një nga tenistët më të fortë në botë. Ndërkohë, Nadal do të duhet të kthehet në fushën e lojës për të përmirësuar performancën e tij dhe për të përballuar sfida të tjera në këtë edicion olimpik./UBTNews/