UBT News

Djokovic, Alcaraz dhe Zverev kalojnë në raundin e katërt të Australian Open

Ka nisur sot në Melburn raundi i tretë i grand slam-it të “Australian Open” në tenis, ku të gjithë pretendientët e njohur kanë kaluar me sukses në raundin e katërt. Tenisti serb Novak Djokovic, 10 herë fitues i këtij turneu, fitoi 3-0 (6-1, 6-4, 6-4) ndaj Tomas Mahac dhe avancon më tej.

Po ashtu, spanjolli Carlos Alcaraz mundi 3-1 (6-2, 6-4, 6-7, 6-2) Nuno Borges dhe është kualifikuar për raundin e katërt. Nuk zhgënjen as numri 2 në botë, gjermani Alexander Zverev, i cili mundi 3-0 (6-3, 6-4, 6-4) Jacob Fearnley.

Te femrat, numri 1 në botë, bjellorusia Aryna Sabalenka, kaloi më tej duke fituar 2-0 (7-6, 6-4) ndaj Clara Tauson, ndërsa Naomi Osaka u eliminua pas tërheqjes nga gara pas humbjes së setit të parë (6-7) ndaj Belinda Bencic të Zvicrës. Tenistja amerikane Coco Gauff, numri 3 në botë, kaloi gjithashtu në raundin e katërt pas fitores 2-0 (6-4, 6-2) ndaj Laylah Fernandez. Po ashtu, spanjollja Paola Badosa, rusja Mirra Andreeva dhe rusja Anastasia Pavlyuchenkova janë gjithashtu të kualifikuara./UBTNews/

Exit mobile version