Mbrojtësi i Atalantas, Berat Djimsiti ka thyer rekordin e Lorik Canës, ku është bërë futbollisti shqiptar me më së shumti paraqitje në Ligën e Kampionëve.
Këtë rekord e mbante Cana, i cili me skuadrat franceze si Paris Saint-Germain e Marseille arriti të bëjë 18 paraqitje në karrierën e tij në garën më prestigjioze evropiane.
Ndërsa, në humbjen e mbrëmshme 3:2 kundër Villarrealit, mbrojtësi shqiptar Berat Djimsiti u aktivizua në minutën e 46’ të ndeshjes duke zëvendësuar mbrojtësin Merih Demiral.
Kjo ishte paraqitja numër 19 në karrierë për Djimsitin në Ligën e Kampionëve, kështu duke thyer rekordin që mbahej nga mbrojtësi Lorik Cana si shqiptari me më së shumti paraqitje në këtë garë.