Pas konfirmimit të aktakuzës ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar djali i tij, Endrit Thaçi. Ai tha se babai i tij, presidenti Thaçi e ka fituar betejën e lirisë.
“Baba im e ka fitu betejën e lirisë. Dhe të lirë jemi. Ai e udhëhoqi edhe betejën për republike. Dhe shtet u bëmë e do të mbesim. Tash do ta udhëheq betejën për drejtësi. Sepse babai , bashkëluftëtarët e tij dhe krejt lufta ishte e drejtë. Do të më merr malli shumë por do të festoj çdo ditë me buzëqeshje dhe kokën lartë fitoret e tuja me mamin, familjën tonë, shokët. Do të pres me pa durim edhe pse shpejtë do të kthehesh në shtëpi”, shkroi ai./UBTNews