UBT News

Djali i miliarderit të Wanda Group akuzohet se ka goditur me grusht një burrë i cili po e fotografonte

Wang Sicong, djali i miliarderit dhe themeluesit të Wanda Group, Wang Jianlin, u arrestua pasi dyshohet se kishte sulmuar një burrë në Shangai.

Policia e Shanghait u alarmua për një sulm në rrugën West Nanjing të mërkurën. Sipas një raporti të publikuar në Weibo, Wang dhe tre burra të tjerë e goditën viktimën, Chen, në fytyrë pasi e akuzuan se po i fotografonte, duke rezultuar në një hundë të thyer.

Wang u gjobit me 500 juanë (afërsisht 74 dollarë) nga policia. Arrestimi administrativ shtatëditor i tij u fal pasi ai bëri kërkesë për rishqyrtim.

Më vonë u konfirmua se Wang i përmendur në raport ishte Wang Sicong, sipas gazetës kineze Beijing News.

Wang, 35 vjeç, u bë i njohur si “djali më i pasur i Kinës” kur babai i tij, Wang Jianlin, u bë njeriu më i pasur në Kinë në vitin 2015 me pasurinë e tij të vlerësuar në atë kohë prej 38 miliardë dollarësh. Megjithatë, në listën e 100 më të pasurve në Kinë të Forbes të vitit 2022, Wang Jianlin ishte zhytur në vendin e 39-të me rreth 7.1 miliardë dollarë.

Kjo nuk është hera e parë që djali i vetëm i miliarderit është futur në polemika publike.

Një bloger i njohur kinez në internet, Wu Di, e akuzoi Wang për rrahjen e një gruaje nga Pekini në Korenë e Jugut në vitin 2016./UBTNews/

Exit mobile version