UBT News

Djali i ish-presidentit Trump fejohet me gazetaren e njohur

Donald Trump Jr. and Kimberly Guilfoyle janë fejuar, raportoi sot DailyMail, duke shtuar se i biri i Donald Trump i kishte propozuar ish-prezantueses së Fox News para një viti.

Megjithatë, ata e kishin mbajtur të fshehtë lidhjen e tyre. Burimi i DailyMail tha se “Don e Kim janë fejuar ditën e parë të vitit të shkuar, që është edhe ditëlindja e tij. Ata janë së bashku prej katër vjetësh”.

Të shtunën Don Jr. festoi ditëlindjen e tij të 44-të në një resort në Florida, festë ku Kimberly u pa me unazën gjigante të fejesës.

Familja Trump raportohet se “e ka qejf” ish-prezantuesen, veçanërisht Don Jr. i cili thotë se është “inteligjente dhe e kupton mirë panoramën politike”.

Don Jr. ka pesë fëmijë me ish-gruan e tij, Vanessa Trump e cila ishte modele, ndërsa Kimberly ka vetëm një djalë me ish-bashkëshortin Eric Villency, me të cilin ka qenë e martuar gjatë viteve 2006-2009.

Para Eric, ajo kishte qenë e martuar me Gavin Newsom, i cili është aktualisht guvernator i Kalifornisë./UBTNews/

Exit mobile version