Gjigantët e modës në Francë iu bashkuan markave të njohura në pezullimin e shitjeve në Rusi mes luftës në Ukrainë.
LVMH, Hermes, Kering dhe Chanel kanë vendosur që përkohësisht t’i mbyllin dyqanet në Rusi, njoftuan kompanitë të premten. Kjo erdhi pas thirrjeve të Ukrainës që të mbyllen dyqanet për shkak të pushtimit të vendit.
Krijuesi i çantave Hermes dhe pronari i Swiss Cartier ishte ndër të parët që njoftuan planet për pezullim të shërbimeve në Rusi./UBTNews/