Pierre Kalulu nuk po arrin të gjejë paqe me dëmtimet. Francezi u rikthye vetëm pak ditë më parë nga një lëndim i cili e mbajti larg fushave për më shumë se tre muaj.
Mirëpo mbrojtësi francez përsëri ka shfaqur një tjetër problem në ndeshjen ndaj Veronës të dielën, të cilën e nisi si titullar dhe u zëvendësua pas përfundimit të pjesës së parë.
Këtë herë bëhet fjalë për një problem me ligamentet e gjurit, që sipas mjekëve pritet ta mbajë larg fushave përreth një muaj e gjysmë. Natyrisht një lajm i keq ky për Stefano Piolin, ku do t’i duhet të planifikojë pjesën e mbetur të sezonit pa mbrojtësin francez.
Kalulu ka luajtur shumë pak këtë sezon, pasi u dëmtua në ndeshjen ndaj Napolit në fund të tetorit dhe qëndroi tre muaj jashtë.
Ai u rikthye në fushë ndaj Empolit një javë më parë dhe luajti disa minuta edhe në Europa League ndaj Slavias së Pragës. Ndaj Veronës Pioli i besoi nga fillimi, por Kalulu u ndal sërish, teksa rikthimi pritet të ndodhë në javët e fundit të sezonit./UBTNews/