Ka përfunduar ndeshja mes kampionit evropian Chelsea dhe skuadrës së Brentfordit, ku ky i fundit ka arritur të befasojë nikoqirët dhe të arkëtojë pikët e plota.
Pas pot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Stamford Bridge”, skuadra e Brentfordit si mysafirë ka arritur ta shkatërrojë Chelsean me rezultat 4:1.
Fillimisht, ishte kampioni evropian Chelsea ai i cili e zhbllokoi rezultatin i pari përmes golit të shënuar nga mbrojtësi gjerman Antonio Rudiger në minutën e 48’.
Ndërkaq, gëzimi i skuadrës së Thomas Tuchel zgjati vetëm dy minuta, pasi që në minutën e 50’ mesfushori Janelt arrin ta barazojë rezultatin për Brentfordin në 1:1.
Brentfordi nuk u ndal me kaq, ku arriti të gjej golin e dytë dhe të epërsisë prej 2:1 përmes yllit danez Christian Eriksen në minutën e 54’ të ndeshjes.
Skuadra mysafire arriti të shënojë edhe dy gola të tjerë, ku ishte përsëri Janelt ai i cili shënoi në minutën e 60’ për 3:1, ndërsa golin e fundit të ndeshjes e shënoi sulmuesi Wissa, i cili shënon në minutën e 85’ për rezultatin final 4:1.
Me pikët e reja, Brentfordi ngjitet në pozitën e 14 në tabelë me gjithsej 33 pikë, krahas Chelseat që renditet në vendin e tretë me 59 pikë të arkëtuara.
Rezultati final i ndeshjes është 4:1 në favor të Brentfordit.