26 prill 1993
Lajm i plotë:
Papa Gjon Pali i Dytë dje vizitoi Shqipërinë
Shqipëria dhe shqiptarët vizitën e Papa Gjon Palit të Dytë e përjetuan si ditë të madhe në historinë e tyre. Qëndrimi i Atit të Shenjtë në Shqipëri, zgjoi interesim të jashtëzakonshëm në Shqipëri, Kosovë, në trojet e tjera etnike shqiptare në Ballkan dhe në mesin e shqiptarëve në diasporë. Vizita e Papa Gjon Palit të Dytë Tiranës dhe Shkodrës zgjoi interesim edhe në qarqet fetare, diplomatike e politike të vendeve ballkanike, evropiane dhe më gjerë.
Në Aeroportin e Rinasit në Tiranë, Papa Gjon Palin e Dytë e pritën dhe i dëshiruan mirëseardhje presidenti i Shqipërisë dr.Sali Berisha, Pjetër Arbnori, Aleksandër Meksi dhe shumë personalitete të tjera shtetërore, politike, fetare e kulturore të Shqipërisë dhe të Kosovës. Në Aeroportin e Rinasit, Papa Gjon Palit të Dytë mirëseardhje i dëshiruan edhe Nënë Tereza dhe imzot Ivan Dias.
Në pritjen e Atit të Shenjtë, morën pjesë edhe kryetari i Republikës së Kosovës, dr.Ibrahim Rugova dhe kryetari i Qeverisë, dr.Bujar Bukoshi, si dhe përfaqësues të shumë partive politike e të asociacioneve tjera shqiptare në Kosovë e Maqedoni. Po ashtu, ishte i madh numri i qytetarëve shqiptarë nga Kosova, Maqedonia e Mali i Zi, që shkuan në Shqipëri për të nderuar Papa Gjon Palin e Dytë.
Pas ceremonialit të pritjes në Aeroportin e Rinasit, Papa Gjon Pali i Dytë, vizitoi Shkodrën. Në katedralën e Shkodrës, që ka nam në Ballkan, në Evropë dhe më gjerë, Papa Gjona Pali i Dytë mbajti Meshën e Shenjtë dhe bëri shugurimin e katër ipeshkvijve shqiptarë. Pas përfundimit të Meshës së Shenjtë në Shkodër, Papa Gjon Pali i Dytë iu drejtua qytetarëve të shumtë të Shkodrës.
Në mbrëmje, presidenti i Shqipërisë dr.Sali Berisha dhe Ati i Shenjtë Papa Gjon Pali i Dytë, në sheshin “Skënderbej” të Tiranës, folën para dhjeta mijëra qytetarëve nga Shqipëria e Kosova, nga trojet etnike shqiptare dhe nga diaspora, që ishin tubuar për të pritur dhe për të nderuar mysafirin e lartë nga Vatikani.
Jehona e Papa Gjon Palit të Dytë në shtypin e huaj
Mjetet botërore të informimit i kushtuan vëmendje të theksuar vizitës së Papa Gjon Palit të Dytë në Shqipëri. Pothuaj të gjitha gazetat e kryeqendrave evropiane, këtë vizitë e çmuan si tejet të rëndësishme edhe për faktin se Shqipëria është vend i parë ballkanik, që vizitoi Papa Gjon Pali i Dytë.
Gazeta e njohur e Parisit “Le Monde”, pasi konstaton se 70 për qind të banorëve të Shqipërisë konsiderohen myslimanë, afër 20 për qind ortodoks dhe 10 për qind katolikë, përkujton se Selia e Shenjtë rivendosi marrëdhëniet diplomatike me Tiranën në korrik të vitit 1991 dhe caktoi një nuns, imzot Ivan Dias, një indian. Gazeta tjetër e Francës, “Le Figaro”, në artikullin “E diela shqiptare e Papës”, thekson se Papa Gjon Pali i Dytë, është gati ta përkrah një vend që sapo ka dalë nga diktatura komuniste.
Kjo gazetë, vizitën e Papa Gjon Palit të Dytë në Shqipëri, e vë në kuadër të gjendjes aktuale në Ballkan, me theks të veçantë të gjendjes pothuaj dramatike në Kosovë. “Udhëheqësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ibrahim Rugova, konstaton “Le Figaro”, njoftoi se pelegrinë të shumtë do të shkojnë në Shqipëri për të takuar, Papa Gjon Palin e Dytë, duke shpresuar se do të mbështesë dëshirat e tyre për pavarësi”.
Numri i shqiptarëve që do të marrin pjesë në pritjen e Papës në Shqipëri, megjithatë mbetet i pasigurtë, pasi varet nga dëshira e mirë e autoriteteve serbe, konstaton gazeta “Le Figaro”.
Lajme të tjera:
Dr.Zekeria Cana përsëri në burg
Në Prishtinë policia serbe rrahu Jeton Surdullin
U bastis një familje në Vushtrri
Në Ferizaj policia serbe arrestoi tre persona
Në Zhubel të Gjakovës u arrestua Mehmet Syla
Afrim Hyseni u varros dje në Velikorekë të Podujevës
Paralajmërohet përvetësimi i tokës së shqiptarëve në Gllogovc
Në Prishtinë iu shpërndanë armë serbëve
Ushtria serbe ndjek mbi 30 mijë të rinjë shqiptarë
Përfaqësuesit e SHBA-ve dhe një aksion parandalues në Kosovë
Partia komuniste dhe Enver Hoxha e kishin shitur Kosovën
Kufitarëve që u kruhen gishtërinjtë
26 prill 1994
Lajmet kryesore:
Presidenti Berisha: Nëse provokohet masakra në Kosovë, do të ketë luftë totale
Fregata amerikane në portin e Durrësit
Një delegacion ushtarak amerikan në Shqipëri
Represioni në Kosovë
Një i ri nga Skënderaji u dërgua me dhunë në ushtrinë serbe
Policia serbe i plaçkiti një të riut nga Skëndaraj 3.000 DEM
Delegacioni i UP-së mori pjesë në Konferencën e Rektorëve të Europës në Selanik
Beogradi akuzoi Shqipërinë për keqësimin e marrëdhënieve me fqinjët
Më 2 e 3 maj shkollat në Kosovë pushojnë
Në vend për plaçkitje u arrestua për keqpërdorim të detyrës
Poezi të B. Çapriqit në “Pen International”
Prishtinë, 26 prill 1995
Lajmet kryesore:
Kryetari Rugova arriti për vizitë në Suedi
Kryeministri Bujar Bukoshi u takua me ministrin e Punëve të Jashtme të Luksemburgut
Udhëheqës të partive e deputetë të Kosovës u takuan me delegacionin e Kongresit Amerikan
Protesta të shumta në Kosovë kundër procesit ndaj rektorit Sylejmani
“Bujku” nuk u botua as sot
Dhuna e përditshme në Kosovë
Serbët njoftojnë për plagosjen e dy policëve serbë në Isniq të Deçanit
Kryeministri Bukoshi u takua me ministrin e Punëve të Jashtme të Luksemburgut
Udhëheqës të partive e deputetë të Kosovës u takuan me delegacionin e Kongresit Amerikan
Konferencë për gazetarë në BSPK
Edhe në Prizren u pengua mësimi në gjuhën shqipe
Situatë e nderë në komunën e Deçanit
Katër shqiptarë u dënuan për armë në Prizren
Filloi gjykimi kundër policit Peroviq në Gjilan
Gjendje e vështirë në Mihjen Sipërfaqësore të Bardhit
Terror i shtuar i policisë në Mitrovicë
Policia ndërhyri në lokalet e Degës së LDK-së në Vushtrri
Policia keqtrajtoi rëndë një anëtar të Kryesisë së Degës së LDK-së në Deçan
Shoqata zvicerane për refugjatë vlerëson se regjimi serb në Kosovë është okupues
Mërgimtarët në Londër tubuan rreth 2300 funta për Kosovën
Tribunë e Fakultetit Filologjik të Prishtinës për Faik Konicën
SHBA-të përshëndetën fillimin e hetimeve kundër Karaxhiqit dhe Mlladiqit
26 prill 1997
Lajmet kryesore:
Kryetari Rugova mori pjesë në takimin me kryetarët e degëve të LDK-së
Rudolf Perina: S’mund të bëhet fjalë për ndonjë ndryshim në politikën amerikane ndaj Kosovës
- Ramajli: Mirëkuptim i plotë i qytetarëve, organeve shtetërore e i partive në Shqipëri ndaj kosovarëve
Fehmi Agani: Tryeza e Nju Jorkut ishte e suksesshme për Kosovën
Abaz Ermenji: Jemi në një mendje me kosovarët për pavarësinë e Kosovës
Në Prishtinë policia pengoi organizimin e garave republikane të recitatorëve
Në Samitin Ministror të BE për Ballkanin diskutohet edhe për Kosovën
Lagja “Avalla” në Prishtinë tash pesë ditë pa ujë të pijshëm
Policia keqtrajtoi rëndë dy të rinjë nga Prishtina
Shqipëri: Mesatarisht nga 10 veta në ditë vriten me armë zjarri
Lajm i plotë:
Nga sëmundja e fruthit në Kosovë deri tash vdiqën 2 fëmijë
Që nga muaji janar i këtij viti e deri dje, në Klinikën Infektive në Prishtinë u hospitalizuan mbi 50 të sëmurë nga fruthi të moshave prej 6 muaj deri në 30 vjeç, nga të cilët dy fëmijë nën moshën dyvjeçare vdiqën, njofton “Bujku” i sotëm.
Bëhet e ditur se në komunën e Istogut rastet e sëmundjes së fruthit janë shpeshtuar, ndërsa deri tash janë evidentuar rreth 30 raste. Në komunën e Istogut kjo sëmundje po i prek fëmijët më të rritur, të cilët nuk janë vaksinuar nga kjo sëmundje.
Edhe në komunën e Malishevës bëhet e ditur se deri tash janë evidentuar 37 raste të sëmundjes së fruthit. Dr. Nijazi Gashi, pediatër, thekson se shifra e lartshënuar nuk mund të jetë e saktë, për shkak se shumë prindër fëmijët e tyre nuk i kanë sjellë në ambulancë për shërim, me shpresë se kjo sëmundje do t’u kalojë. Në komunën e Malishevës sëmundja e fruthit i ka prekur fëmijët prej moshës 1-5 vjeç.
Lajm i plotë:
Në Qerret të Kavajës u vra një shqiptar nga Kosova
Prishtinë, 26 prill (QIK)
Në Qerret, fshat në mes Kavajës e Durrësit, më 20 prill u vra me armë zjarri Faik Hasani (53), i lindur në Stroc të Vushtrrisë, me banim të përhershëm në Lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë, njofton Zyra e Republikës së Kosovës në Tiranë.
Njoftimin për vrasjen e dha vajza e tij Minirja e cila së bashku me nënën dhe tetë fëmijët tjerë të të ndjerit jetojnë në Qerret në një shtëpi i ndjeri e kishte ndërruar me një të afërm të tij me një pasuri që kishte në Kosovë. Motivet e vrasjes nuk janë sqaruar krejtësisht, por thuhet se dorasin e ka burgosur policia.
Nga mbi 400 viktima sa morën trazirat e muajve të fudnit në Shqipëri, z. Hasani është qytetari i parë kosovar që humbi jetën.
Kavaja është një ndër rrethet të prekura më së paku nga trazirat e fundit. Qerreti është fshat i banuar nga shqiptarë të shpërngulur nga fshatrat Peran e Repë të Llapit, në periudhën menjëherë pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.
26 prill 1998
Edicioni i parë (Ora 10:30)
Lajmet kryesore:
Në orën 16:00 bëhet varrimi i të vrarëve nga ushtria e Beogradit
Këshilli i Lartë i Mbrojtjes i Shqipërisë analizoi situatën në kufirin Kosovë-Shqipëri
SHBA-të mund ta braktisin Grupin e Kontaktit për shkak të Kosovës
Ministri i Jashtëm norvegjez do të vizitojë Shqipërinë
Minisitrat maqedon e grek biseduan për çështjen e Kosovës
Edicioni i dytë (Ora 14:00)
Lajm i plotë:
U identifikuan 19 të vrarët nga ushtria serbe
Veprimtarët e LDK-së në Gjakovë, arritën sot në fshatin Hereq dhe identifikuan 9 viktima nga fshati Hereq dhe një nga fshati Dujakë i kësaj komune. Këta janë:
- Shefqet Selim Alijaj, 25. I. 1969, Hereq – Gjakovë
- Bekim Sali Aliaj, Hereq
- Skender Qazim Hajdaraj, 15. V. 1969, Hereq
- Gazmend Hasan Ramaj, 24. IX. 1972, Hereq
- Ukë Misin Shabani, 17. VII. 1970, Hereq
- Hasan Bajram Tahiraj, Hereq
- Sadik Lush Alijaj, 13. X. 1961, Hereq
- Hajdar Ramadan Thaqi, 1972, Hereq
- Vebi Asllan Hasanaj, 14. XII. 1967, Hereq
- Veli Noci, Dujakë – Gjakovë
Komisioni për Informim i Degës së LDK-së në Deçan njoftoi sot se nga fshati Sllup i Deçanit janë vrarë:
- Selman Brahim Lokaj,
- Imer Isuf Lokaj,
- Hajdar Ramadan Lokaj,
- Beqë Binak Lokaj,
- Tahir Abaz Mazrekaj,
- Xhemajl Sejdi Mazrekaj,
- Bekim Shefqet Mazrekaj,
- Bekë Sefer Mazrekaj dhe
- Astrit Xhafer Hadërgjonaj.
Varrimi i viktimave nga fshati Sllup pritet të bëhet sot në orën 16:00, kurse varrimi i të vrarëve nga Hereqi dhe Dujaka bëhet nesër në orën 13:00 në fshatin Hereq.
Lajm të tjera:
Vazhdojnë të shtënat në afërsi të Cërmjanit – rruga për Hereç plotësisht e bllokuar
Në Siçevë të Klinës dje u granatuan dy shtëpi
Të shtëna gjatë natës në Llaushë – u qëllua shtëpia e Xhavit Spahiut
Forcat serbe granatuan Hereqin – dy të plagosur
Podujevë: Mbrëmë u dëgjua një shpërthim dhe të shtëna në afërsi të motelit “Besiana”
Rugova: Incidentet në zonën kufitare Kosovë-Shqipëri, vepër e shërbimit sekret serb
- Nano: Rezistenca e armatosur në Kosovë, veprim vetëmbrojtës ndaj dhunës patologjike serbe
Tiranë: Stacionim i forcave të mëdha serbe në kufirin me Shqipërinë
Dita e shtatëmbëdhjetë e shetitjeve protestuese
Edicioni i tretë (Ora 15:00)
Lajm i plotë:
Katër shqiptarë të plagosur në Burojë
Mbrëmë në fshatin Burojë është plagosur rëndë Avni Feriz Shala (36), i cili gjendet në spital.
Duke iu referuar burimeve të PNDSH-së në Skënderaj, Komisioni për Informim i Degës së LDK-së në Mitrovicë njoftoi se është plagosur edhe i vëllai i Avniut, Besimi (24), një grua 45-vjeçare dhe një fëmijë 9-vjeçar, emrat e të cilëve nuk janë bërë të njohur.
Burimet e LDK-së në Skënderaj as burimet tjera nuk kanë dhënë hollësi të tjera lidhur me incidentin.
Lajme të tjera:
Xhemail Mustafa: Beogradi po e sfidon me arrogancë bashkësinë ndërkombëtare me luftë në Kosovë
Polici civil provokoi shetitjen protestuese në Kaçanik
Mitrovicë: Lëvizje të forcave serbe
Edicioni i katërt (Ora 19:00)
Lajm i plotë:
Me nderime e dhembje të madhe u varrosën 9 të rinjtë e Sllupit të Deçanit
Sot në varrezat e fshatit Sllup të Deçanit, me nderime e dhembje të madhe u bë varrimi i Selman Brahim Lokajt, Hajdar Lokajt, Bekë Hadërgjonajt, Astrit Hadërgjonajt, Tahir Mazrekajt, Gjemajl Mazrekajt, Bekim Mazrekajt, Beqë Lokajt dhe Imer Isuf Lokajt, që të gjithë nga fshati Sllup, të cilët u vranë mizorisht nga ushtria serbe më 23 prill.
Në varrim morën pjesë rreth 10. 000 qytetarë nga komuna e Deçanit dhe anë të ndryshme të Kosovës që arritën në Sllup përkundër shtetrrethimit të hekurtë të forcave serbe në një pjesë të Deçanit, njofton Komisioni për Informim i LDK-së në Deçan.
I fundit nga të ndjerët u nda Musa Berisha, kryetar i Nënkëshillit të KMDLNJ-së në Deçan.
Lajme të tjera:
Sot në fshatin Dujakë u varros Veli Noci
Delegacioni i LDK-së vizitoi familjet e viktimave të terrorit serb në Hereç e në Dujakë
Forcat serbe granatuan dje dhe sot disa fshatra në Klinë
Nuk dihet asgjë për fatin e Xhavit Alijajt
Katër orë u rrah taksisti nga Gjakova
Të shtënat e fuqishme u dëgjuan në Gjakovë
Policia kindnapon dhe arreston fshatarët e Jabllanicës
Shtatë punëtorë në ujësjellësin e Radoniqit mbahen në vend të punës qe 48 orë
Hollësi lidhur me plagosjen e dy nxënësve Berisha nga Kliçina
U vendos një postbllok në objektin privat stomatologjik në Bishtazhin
Në komunën e Gjilanit edhe një shkollë e re
Foto: Papa Gjon Pali i Dytë
