Lajmet e datës 14 maj pasqyrojnë jetën reale në Kosovë, në këtë periudhë shumë të rëndë. Nga represioni përditshëm në fillimvitet e nëntëdhjeta deri te lufta e vitit 1998.
(Foto: Rahoveci, epiqendër e sulmeve serbe më 14 maj 1998)
14 maj 1993
Konferencë për gazetarë e dr.Ibrahim Rugovës, kryetar i Republikës së Kosovës
Qeveria e Republikës së Kosovës po angazhohet që Kosova të përjashtohet nga bllokada e tashme ekonomike
Bajram Kosumi: Partitë politike ende e kanë situatën nën kontroll
Shtëpia e Bardhë: Aleatët evropianë kërkojnë që SHBA-të të dërgojnë trupa në Kosovë
Klintoni nuk dëshiron përhapjen e konfliktit në Shqipëri, Greqi dhe Turqi
Blerim Shala doli nga burgu
Policia rrahu një grup nxënësish të Malishevës
Policia shtiu në Shtimje
Policia bastisi dy familje në fshatin Gmicë të Kamenicës
Përfaqësuesja e UNICEF-it bisedoi me përfaqësuesit e instaluar nga Beogradi në Kosovë
14 maj 1994
Uoren Kristofer: Çështja e Kosovës shqyrtohet në kuadër të përpjekjeve për pengimin e konfliktit
Policia plagosi një të ri në Ferizaj
Në oborrin e SHF “Azem Bejta” në Dubovc të Vushtrrisë u gjetën tri bomba të paaktivizuara
Jan Oberg: Rugova ka arritur shumë nëse kihen parasysh relacionet ndërkombëtare
Dr.Fehmi Agani: Në emër të qasjes “realiste” shpesh nxirren konkluzione kapituluese
Në Prishtinë po mbahet Mitingu i Poezisë
Paratë e dasmës i dha për Fondin e Qeverisë së Kosovës
- Klepsh: Çështja e Kosovës do të shqyrtohet në konferencë ndërkombëtare
Beogradi me praninë ushtarake qetëson serbët në Kosovë
Pas bastisjes së mijëra familjeve, policia serbe njofton se ka konfiskuar 507 armë
Xh. Ajël: Autonomitë kanë kuptim vetëm në vendet ku respektohet ligji
Për shticung – kallëzim penal kundër 17 vetave
Për armë – 6 vjet burg
Njoftohet se Drama Shqiptare merr pjesë në takimet “Joakim Vujiq”
Represioni në Kosovë
Prishtinë: – Mbrëmë, rreth orës 21, policia bastisi shtëpinë e Qamil Fazliut në lagjen Kolovica e Re në Prishtinë.
Policia nuk e gjeti në shtëpi kryefamiljarin, por me këtë rast maltretoi anëtarët tjerë të familjes, me kërcënim se po qe se Qamil Fazliu nuk paraqitet në polici sot, familja do të pësojë edhe më keq.
Me policinë ishte Vojo Vuksanoviq nga Kolovica e Vjetër, për të cilin kohët e fundit thuhet se po bën presion të madh në banorët e kësaj lagjeje. Merret vesh se Vojo Vuksanovi më parë banorëve të lagjes Kolovica e Re u kishte shitur troje.
Skënderaj: – Më 12 maj, në fshatin Kopiliq, me pretekst të kërkimit të armëve, u bastisën familjet e Qerim e Nebih Rexhës, Qazim Hajrës dhe të Avdyl Rexhep Shalës. Nga Qerim Rexha policia kërkoi një revole dhe djalin e tij Ramadanin, kurse nga Nebih Rexha kërkoi që të dorëzojë dy çifte dhe një revole.
Pas dërgimit në stacionin e policisë, Nebihu u lirua, por me kusht që pas dy ditësh të paraqitet në polici.
Viti: – Në fshatin Beguncë, më 12 maj, policia arrestoi Islam Shemën, kryetar i Aktivit të LDK-së në fshat dhe u dërgua në vuajtjen e dënimit prej 40 ditësh.
Merret vesh se Islam Shema vitin që shkoi u dënua me 40 ditë burg me akuzë se nuk paska kërkuar lejen e policisë për mbajtjen e një mbledhje të Aktivit të LDK-së.
14 maj 1997
Olbrajt: SHBA-të vlerësojnë vendimin e presidentit Rugova për shtyrjen e zgjedhjeve
Adem Demaçi u takua me kryetarin e PPDSH-së
Përfaqësuesit e FM të UP në në Kongresin e studentëve në Stamboll
Përfaqësuesit e KK të Kosovës vizituan Zyrën e FNKK dhe Gjysmëhënës së Kuqe
Dy incidente në kufirin shqiptaro-maqedon
Në shkollat e mesme regjistrohen të Prishtinës 3. 404 nxënës
Grevë e përgjithshme e punëtorëve të shendetësisë në Serbi
Grevë edhe në klinikat e spitalit të Prishtinës
Si pasojë e kriminaliteti të shtuar – prej vitit 1992 në Serbi u vranë rreth 1000 veta
Tash 12 muaj pa rroga – 122 punëtorë të fabrikës së ujtive në Ferizaj
Organet serbe uzurpuan edhe objektin e Entit Pedagogjik dhe të Bashkësisë së Arsimit
KKF i Podujevës planin tremujor e realizoi në vetëm 65 për qind
Në burgun “Dubrava” në Istog të burgosurit shqiptarë po keqtrajtohen fizikisht
14 maj 1998
Ora 11:30:
Forcat serbe po granatojnë disa fshatra të Rahovecit
NATO: Në fuqi mbeten të gjitha opcionet kundër Beogradit
- Majer: Ekziston rreziku që misioni i Hollbrukut të dekorohet me kompromiset shqiptare
Në morgun e spitalit të Plavës gjendet trupi i pajetë i Fatmir Gashit nga Prishtina
Të shtëna gjatë natës në Smolicë e në Ponoshec
Persona të panjohur dëmtuan dyqanin e një shqiptari në Bresje të Fushë Kosovës
Ora 14:00:
Vazhdon granatimi i fshatrave Gexhë e Radostë të komunës së Rahovecit
Forcat serbe sulmuan sërish Baballoqin
Policia po kontrollon të gjithë kalimtarët në Gllamnik të Podujevës
Manifestimet protestuese në Kosonë në ditën e tridhjetepestë
Në Gjilan u themelua Këshilli për përcjelljen dhe mbikëqyrjen e protestave
Vushtrri: Policia keqtrajtoi rëndë një nxënës shqiptarë
Jovica Stanishiqi shef i shtabit policor në Kosovë
Dje në fshatin Dollc të Klinës u plagos një polic serb
Ora 16:00:
Vazhdon sulmi në fshatrat e Rahovecit – druhet për viktima dhe dëme
Të shtunën mbahet protesta gjithëpopullore me kërkesat e punëtorëve shëndetësorë
Policë të vrarë në postbllokun e Dollcit të Klinës
Deklarata të kryetarëve, ministrave për takimin Rugova-Milosheviq
Papoviqi prapë u zgjodh rektor i Universitetit serb të Prishtinës
Ora 18:00:
Rahovec: Vazhdon granatimi i Gexhës, Gradishit, Radostës e Ratkocit
Delegacioni i FG të LDK-së, dëshmitar i sulmit serb në fshatrat e Rahovecit
Vazhdon gjendja e rëndë në Kijevë
U varros Agron Rrahmani
Në Prizren u keqtrajtohen nxënësit nga Malisheva
Ora 20:15:
Fushatë e gjerë e dhunës serbe ndaj shqiptarëve në anë të ndyshme të Kosovës
