UBT News

Dita Ndërkombëtare Kundër Dhunës

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare Kundër Dhunës e cila përkon me datëlindjen e Mahatma Gandit, liderit të lëvizjes për pavarësinë e Indisë dhe pionierit të filozofisë dhe strategjisë së jo-dhunës.

Sipas rezolutës së Asamblesë së Përgjithshme të datës 15 qershor 2007, e cila vendosi përkujtimin, kjo ditë përhap mesazhin e jo-dhunës, duke përfshirë edukimin dhe ndërgjegjësimin publik.

Në këtë ditë promovohet që transformimi social ose politik mund të arrihet pa përdorimin e ndonjë lloj dhune dhe se studiuesit e kanë quajtur teorinë e “Jo-dhunës!” si politika e njerëzve të rregullt, të cilët nuk kanë qasje në instrumentet e dhunës, përfshirë edhe armët.

Gandi, i cili ndihmoi në udhëheqjen e Indisë drejt pavarësisë, ka qenë frymëzimi për lëvizjet jo të dhunshme për të drejtat civile dhe ndryshimet shoqërore në të gjithë botën.

Gjatë gjithë jetës së tij, Gandi mbeti i përkushtuar ndaj besimit të tij në jo-dhunën edhe në kushte shtypëse dhe përballë sfidave në dukje të pakapërcyeshme.

Veprimi jo i dhunshëm është një teknikë me të cilën njerëzit që refuzojnë pasivitetin dhe nënshtrimin, dhe që e shohin luftën si thelbësore, mund ta zhvillojnë konfliktin e tyre pa dhunë. Ai nuk është një përpjekje për të shmangur ose injoruar konfliktin, por një përgjigje ndaj problemit se si të veprohet në mënyrë efektive në politikë, veçanërisht si të ushtrohen pushtetet në mënyrë efektive.

Ekzistojnë tre kategori kryesore të veprimit jo-dhunë: protestë dhe bindje, duke përfshirë marshime dhe vigjilje; jo-bashkëpunim; dhe ndërhyrje jo e dhunshme, siç janë bllokadat dhe pushtimet. /S.K/KP/IKSHPK/

Exit mobile version