Organizatat joqeveritare YIHR KS, CEL, KWN, KLI, VoRAE në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtat e Njeriut protestojnë sot në Prishtinë, kundër padrejtësive dhe dhunës institucionale, duke kërkuar nga institucionet gjegjëse të përmbushin përgjegjësitë e tyre ligjore në mbrojtjen dhe garantimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.
Protesta mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti”, duke filluar nga ora 12:00.
Kurse, OJQ Activism Roots së bashku me Youth Initiative for Human Rights Kosovo shënojë Ditën Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut me një aksion rrugor para Pallatit të Kulturës në Gjakovë.
OJQ Vullnetarët e Qytetit së bashku me Youth Initiative for Human Rights Kosovo shënojnë Ditën Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut me një aksion rrugor në komunën e Gjilanit. Ndërsa, OJQ Syri i Vizionit në partneritet me Youth Initiative for Human Rights Kosovo (YIHR KS) shënojë Ditën Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut me një aksion rrugor në Komunën e Pejës.
OJQ ‘’Ngritja e Zërit’’, dorëzon për herë të dhjetë dosjet në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës për vlerësimin e kushtetutshmërisë së aktit juridik të Gjykatës Supreme të Kosovës, me rastin e refuzimit të padive për kompensimin e dëmeve të luftës.
Me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, HANDIKOS mban konferencën lansuese të kampanjës “Ngom mu!”.
E Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, organizon një aktivitet me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, ku do të prezantohet puna, sfidat dhe bashkëpunimi me partnerët vendorë dhe ndërkombëtarë në kuadër të procesit për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur me forcë gjatë luftës në Kosovë.