Xhudistët e Kosovës kanë nisur të premten garimin në Grand Slamin e Budapestit, por dita e parë nuk solli rezultate pozitive.
Në kategorinë deri në 52 kilogramë, Fatjona Kasapi u eliminua që në luftën e parë. Ajo pësoi humbje me Ippon nga italiania Kenya Perna.
Në kategorinë deri në 57 kilogramë garoi Flaka Loxha, e cila po ashtu u ndal në duelin e parë. Loxha u mposht me Ippon nga japonezja Haruka Funakubo.
Garat për xhudistët kosovarë vazhdojnë të shtunën, kur në tatami do të paraqiten Laura Fazliu, Akil Gjakova dhe Dardan Cena.
D.L
