UBT News

Dita e ndeshjeve në Albi Mall Superligën e Kosovës

Sot (e premte) në orar për t’u zhvilluar janë tri ndeshje në kuadër të Albi Mall Superligës.

Ndeshjet e javës së 20-të do të zhvillohen sot dhe të dielën, pasi e shtuna është ditë feste shkaku i Pavarësisë së Kosovës.

Gjilani e pret Prishtinën në ndeshjen që pritet të zhvillohet në stadiumin me bari artificial.

Ndërkaq, kampioni në fuqi dhe lideri aktual, Ballkani hap dyert për Feronikelin ’74 në “Stadiumin e Qytetit” në Suharekë, kurse Liria është nikoqire e Dritës në “Përparim Thaqi”.

Ndeshjet luhen me fillim nga ora 13:00./UBTNews/

Exit mobile version