Kombëtarja e Kosovës sot (e martë) do të zhvillojë takimin e radhës në kuadër të ndeshjeve miqësore në udhëtim ndaj Hungarisë.
Pas ndeshjes me Armeninë, ku dardanët triumfuan me rezultat 0-1, tani është koha për miqësoren e radhës. Ndeshja do të luhet në “Puskas Arena”, me fillim nga ora 19:00.
Kjo do të jetë miqësorja e dytë nën drejtimin e trajnerit Franco Foda. Po ashtu, priten shumë ndryshime në krahasim me ndeshjen e parë./UBTNews/