UBT News

Dita e lindjes e Janis Joplin, këngëtarja e suksesshme me shpirtin konfliktual

“Mos bëj kompromis me veten sepse ti je çdo gjë që ke”, Me këtë shprehje Dita Jonë ka përkujtuar 79-vjetorin e lindjes së këngëtares Janis Joplin.

Janis Joplin ishte një nga këngëtaret më të mëdha të shekullit XX, me një sukses të jashtëzakonshëm dhe me një grup po aq të madh ndjekësish. Por ajo ishte gjithashtu një grua e vetmuar, e trishtuar, e përpirë nga ndjenja dhe komplekse konfliktuale, që zhdukeshin sa herë që ngjitej në një skenë. Kështu ajo bëhej luanesha e fortë dhe e vendosur, që të gjithë e njihnin.

Megjithatë, në thellësitë e saj ajo mbeti një grua e pasigurt, e konsumuar nga teprimet. Më 4 tetor 1970, ajo u gjet e pajetë në një dhomë hoteli në Los Angeles. Raporti mjekësor nuk lë dyshim për shkakun e vdekjes: mbidozë heroine. Janis bashkohet me klubin e 27, duke trashëguar mallkimin e artistëve të tjerë të mëdhenj që vdiqën në atë moshë.

Trupi i këngëtares u dogj dhe hiri i saj u shpërnda në Oqeanin Paqësor, për të përmbushur dëshirën e saj për të qenë e lirë, sepse në fund të fundit, ajo kishte qenë gjithmonë e tillë.

Exit mobile version