Kombëtarja Shqiptare e futbollit është shumë afër që ta sigurojë kualifikimin për në Kampionatin Evropian të futbollit, Euro 2024 që zhvillohet vitin e ardhshëm në Gjermani.
Kuqezinjtë do të ballafaqohet sonte me Moldavin në stadiumin “Zimbur” në Moldavi me fillim nga ora 18:00 dhe një fitore eventuale do t’ua garantonte atyre kualifikimin si lider të grupit E, përpara Republikës së Çekisë që është e dyta në grup me 11 pikë momentalisht, apo Polonisë si e treta me 10 sosh.
Shqipëria ka 13 pikë si lidere e grupit, por trajneri Silvinjo dhe lojtarët si Berisha e Hysaj kanë kërkuar përqëndrim maksimal për përballjen me Moldavinë, duke e konsideruar atë si një finale të madhe.