Sot në Prishtinë shënohet Dita e Informimit për Cilësinë e Ajrit, me ç’rast do të mbahet një aktivitet në sheshin “Zahir Pajaziti.”
Në shesh do të jenë zyrtarët e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës dhe partnerë të tjerë për të dhënë informacione me qëllim të vetëdijësimit mbi rreziqet shëndetësore nga ndotja e ajrit.
Aktiviteti “Ditët e Informimit për Cilësinë e Ajrit” – ka për qëllim të informojë publikun lidhur me rreziqet shëndetësore të shkaktuara nga ndotja e ajrit dhe masat që ata duhet ndërmarrë për të mbrojtur veten, duke ndryshuar sjelljen e tyre dhe duke u përpjekur të ulin nivelin e ndotjes së ajrit.