Në kuadër të “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin”, më 16 qershor është shfaqur filmi “The Beauty of the Donkey” i regjisores Dea Gjinovci.
Filmi dhe mesazhi i tij kanë përcjellë emocione të forta te publiku, duke trajtuar plagët e luftës në Kosovë dhe përjetimet e familjeve që kanë humbur të dashurit e tyre, si dhe çështjen e personave të zhdukur gjatë luftës.
Në shfaqje kanë marrë pjesë përfaqësues të institucioneve gjermane, ambasadorë, trupi diplomatik, gazetarë, artdashës dhe bashkatdhetarë nga diaspora, duke krijuar një atmosferë të veçantë dhe emocionale.
Ky aktivitet është organizuar në bashkëpunim me Qendrën Kinematografike të Kosovës dhe Albanian Film Festival Berlin.
/A.K/
