Klubi futbollistik Drita është skuadra e vetme shqiptare që edhe më tutje po e vazhdon rrugëtimin e saj në garat evropiane, atje ku so do të ballafaqohet me Legia Varshavën në kuadër të Ligës së Konferencës.
Dy përballjet me këtë kundërshtar janë vendimtarë për të kaluar në fazën e grupeve të këtij kompeticioni, raporton KosovaPress.
Legia është ekip i njohur për skuadrën gjilanase sepse në shtator të vitit 2020 ishin takuar për herë të parë në raundin e tretë të UEFA Europa League. Takimi ishte zhvilluar në Varshavë në stadiumin “Marshall Józef Piłsudski” në kohë pandemie nën masa të rrepta sigurie dhe dyert e stadiumit ishin të mbyllura për shikues.
Ndeshja u mbyll me rezultat 2:0 për ekipin vendas dhe Drita u eliminua nga garat evropiane.
Ndeshja do të zhvillohet Varshavë të Polonisë me fillim nga ora 18:00 ndërsa ndeshja e kthimit pas një javë me 29 gusht në Prishtinë./UBTNews/