UBT News

Dita botërore e zemrës, mjekja: 18 milionë njerëz në botë vdesin nga sëmundjet kardiovaskulare

18 milionë njerëz në botë ose 32 % vdesin nga sëmundjet kardiovaskulare. Këtë statistikë dha në studion e “Dita Jonë”, mjekja kardiologë Daniela Tefereçi në ditën botërore të zemrës.

Sipas saj edhe në Shqipëri shkaku kryesor i vdekjeve janë sëmundjet kardiovaskulare dhe kryesisht  ataku kardiak, ndërsa bën apel për ndërgjegjësim.

“Shqipëria shkakun kryesor të vdekjeve e ka nga sëmundjet kardio vaskulare. Ndërgjegjësimi është shumë i rëndësishëm për të njohur se çfarë të dëmton”.

Mjekja thekson se shkaqet kryesore për sëmundjet e zemrës janë duhanpirja, jeta sedentare dhe mënyra e të ushqyerit, ndërsa sugjeron, kontroll dhe aktivitet fizik.

“Duhanpirja , jeta sedentare, mënyra e të ushqyerit janë shkaqet kryesore. Mos pi duhan, të merremi me aktivitetin fizik dhe është një nga gjërat që mund të sjellë benefite dhe një nga gjërat më të mira për veten tonë. Dy orë në javë të merren me aktivitet sportiv të moderuar. Një person që vuan me hipertension duhet ta mjekojë atë. Dhimbje e kokës, taki kardi, skuqje në fytyrë janë simptomat. Yndyrnat e larta janë rrezik që duhen trajtuar. Mbi 20 vjeç individi duhet të kontrollojë yndyrnat në gjak”.

Për mjeken Tefereçi, Covid shtoi trombozat edhe te personat që nuk vuanin nga zemra.

Exit mobile version