UBT News

Distria në çerekfinale të Evropianit të xhudos

E arta jonë olimpike, Distria Krasniqi ka siguruar çerekfinalen e Kampionatit Evropian të xhudos.

Në kuadër të kategorisë deri në 52 kilogramë, Distria e ka mposhtur në raundin e dytë xhudisten kroate, Ana Viktorija Puljiz.

Raundin e parë Krasniqi e kaloi pa luftë, në të dytin mposhti kroaten Puljiz, kurse tani në çerekfinale do të përballet me xhudisten nga Azerbajxhani, Gultaj Mammadaliyeva.

Exit mobile version