UBT News

Distria Krasniqi vazhdon rrugëtimin akademik, regjistron studimet master në UBT

Kampionia olimpike dhe krenaria e sportit kosovar, Distria Krasniqi, ka hedhur një tjetër hap të rëndësishëm në rrugëtimin e saj akademik.

Pasi përfundoi me sukses studimet bachelor në Fakultetin e Shkencave të Sportit në UBT, xhudistja e njohur tashmë ka regjistruar edhe studimet e nivelit master në të njëjtin institucion.

Krahas sukseseve të jashtëzakonshme në arenën ndërkombëtare, ku ka fituar medalje olimpike, botërore dhe evropiane, Distria po dëshmon se i kushton rëndësi edhe arsimimit dhe zhvillimit profesional.

Regjistrimi në studimet master përbën një tjetër etapë në rrugëtimin e saj, duke dëshmuar se sporti elitar dhe angazhimi akademik mund të ecin paralelisht.

Me këtë hap, Distria Krasniqi vazhdon të jetë një shembull frymëzues për të rinjtë, duke treguar se suksesi ndërtohet jo vetëm në sport, por edhe në arsim dhe zhvillim personal.

D.L

Exit mobile version