UBT News

Distria Krasniqi shpallet kampione e Evropës në xhudo

Tokyo 2020 Olympics - Judo - Women's 48kg - Semifinal - Nippon Budokan - Tokyo, Japan - July 24, 2021. Distria Krasniqi of Kosovo reacts after winning REUTERS/Hannah Mckay

Xhudistja nga Kosova, Distria Krasniqi, ka fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë, ku po marrin pjesë rreth 400 garues nga 46 shtete.

Në kategorinë deri në 52 kilogramë, Krasniqi e nisi garën me paraqitje bindëse, duke kaluar me sukses raundin e dytë dhe më pas çerekfinalen. Në përballjen e parë, ajo triumfoi ndaj çekes Tereza Bodnarova , ndërsa në çerekfinale mposhti polaken Aleksandra Kaleta, duke siguruar kështu gjysmëfinalen.

Në gjysmëfinale, kampionia kosovare tregoi edhe një herë formë të lartë, duke e mposhtur italianen Odette Giuffrida. Në finalen e madhe, Krasniqi u përball me francezen Amandine Buchard, të cilën e mposhti për të rrëmbyer medaljen e artë dhe për t’u shpallur kampione e Evropës.

Ndërkohë, xhudistet tjera nga Kosova, Fatjona Kasapi dhe Erza Muminoviq, u eliminuan më herët gjatë garave.

Exit mobile version