UBT News

Distria Krasniqi në gjysmëfinale të Grand Slamit në Budapest

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi është kualifikuar në gjysmëfinale të Grand Slamit të xhudos, që po mbahet në Budapest të Hungarisë. Ajo në kategorinë -48 kilogramë mposhti në çerekfinale francezen, Shirine Boukli. Në gjysmëfinale takohet me Shira Rishony të Izraelit.

Krasniqi është garuesja e vetme nga Kosova që sot ka mbetur në garë për medalje. Më herët Flaka Loxha dhe Shigeki Nakamura u ndalën në raundin e dytë. Loxha (-57 kg) shënoi një fitore për t’u mposhtur më pas nga favoritja me përvojë të madhe Jessica Klimkeit e Kanadasë. Nakamura (-66 kg) u ndal nga kampioni i Evropës 208, slloveni Adrian Gomboc.

Ndërkohë, Nora Gjakova (-57 kg), u mposht në raundin e dytë nga francezja, Helene Receveaux.

Exit mobile version