Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi ka arritur të kualifikohet në finale të Grand Slamit të xhudos që po mbahet në Budapest të Hungarisë.
Në gjysmëfinale, Krasniqi (-48 kg) mposhti izraeliten Shira Rishony me shënim të artë.
Në finale e pret përballja me kampionen Olimpike Rio 2016, Paula Pareto të Argjentinës.