Kampionia e tanishme botërore në kategorinë -48kg, Daria Bilodid, është zhvendosur nga piedestali nga xhudistja e Kosovës, Distria Krasniqi.
Fituesja e dyfishtë e ‘IJF World Masters’ do të jetë në kërkim të titullit të tretë në Doha në muajin e ardhshëm, por tani për tani ajo mund të shijojë mbretërimin e saj në kategorinë -48kg.
Sidomos pas paraqitjes së jashtëzakonshme në Grand Slamin e Budapestit, i cili ishte turneu i parë që bashkoi shumë kombe që nga izolimi – thuhet në një njoftim të Unionit Evropian të Xhudos.
Distria është e gatshme që t’u kthehet garave, sidomos pas fitimit të medaljes së artë në Grand Slamin e Parisit dhe pas marrjes së epitetit si më e mira e kategorisë -48 kg.
Dhe derisa Majlinda Kelmendi mban vendin e parë në kategorinë mbi të (-52kg), Kosova ka gjasa reale për të sjellë dy medalje olimpike në kategorinë e lehtë.