Kampionia olimpike, Distria Krasniqi, fitoi medaljen e artë në Grand Slamin e xhudos, që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë, kategoria -52 kg.
Krasniqi në finale mundi Reka Pupp të Hungarisë, ndërsa në përgjithësi shënoi katër fitore, ndërsa të parën e kaloi pa luftë./UBTNews/