UBT News

Disneyland do të hapet nga 17 qershori

Disneyland Paris do t’i hap dyert për vizitorët nga 17 qershori. Ky park u mbyll që nga tetori kur Franca hyri në izolim kombëtar për herë të dytë për të parandaluar rritjen e rasteve me COVID-19.

Edhe vendet e tjera të Disneyt sikurse Walt Disney Studios Park, Disney’s Newport Bay Club dhe Disney Village do të hapen gjithashtu. Edhe Disney’s Hotel New York – The Art of Marvel do të hapet gjithashtu nga 21 qershori.

Nga Disney thonë se shëndeti dhe mirëqenia e vizitorëve është prioritet dhe se “masat antiCOVID do të implementohen”./UBTNews

Exit mobile version