Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri u takua sot me ministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, si dhe me drejtorin e Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës, Bislim Zogaj, për të diskutuar rreth rolit të Qeverisë në përcaktimin e kritereve për ngritjen e monumenteve dhe shtatoreve.
“Sot, takova Ministren për Kulturë, Rini dhe Sport znj. Vlora Dumoshi dhe z. Bislim Zogaj, Drejtorin e Agjencisë pë Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës, për të diskutuar rreth rolit të Qeverisë në përcaktimin e kritereve nga profesionistët e fushës me eksperincë vendore e ndërkombëtare për ngritjen e monumenteve dhe shtatoreve, të cilat duhet të përcaktohen në bazë të vlerave historike dhe kombëtare. Rendi ligjor dhe rregullat duhet të përcaktohen nga Qeveria në bashkëpunim me Komunat dhe ekspertët e fushës”, shkroi Tahiri në Facebook./UBTNews