UBT News

Diskutohet roli i inteligjencës artificiale në shkrim në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës

Të premten, në ambientet e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, u mbajt forumi i diskutimit me temë “Inteligjenca artificiale dhe shkrimi”, në shënim të Ditës Botërore të Librit dhe të Drejtës së Autorit.

Në këtë forum morën pjesë profesionistë nga fusha të ndryshme, përfshirë letërsinë, gazetarinë, drejtësinë dhe teknologjinë, duke zhvilluar një diskutim ndërdisiplinor mbi ndikimin e inteligjencës artificiale në procesin krijues dhe në të ardhmen e shkrimit. Diskutimet u përqendruan në çështje thelbësore, si autorësia në epokën digjitale, sfidat etike dhe ligjore, si dhe roli i inteligjencës artificiale si mjet ndihmës në krijimtari. Pjesëmarrësit theksuan se, pavarësisht mundësive që ofron teknologjia, krijimtaria njerëzore mbetet e pazëvendësueshme në thelbin e saj.

Forumi u vlerësua si një hap i rëndësishëm për nxitjen e dialogut kulturor dhe reflektimit kritik mbi raportin mes teknologjisë dhe artit, me synimin që diskutime të tilla të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

Exit mobile version