UBT News

Diskutohet mundësia e ndarjes së një fondi për komunat pas vërshimeve

Familje të bllokuara të ngujuara në shtëpi, rrugë të bllokuara e dëme të mëdha janë shkaktuar ai pasojë e reshjeve të mëdha të shiut, të cilat kanë shkaktuar vërshime në disa komuna në Kosovë.

Ministria e Infrastrukturës thotë se të gjitha kompanitë e mirëmbajtjes kanë dalë në teren dhe tani Qeveria e Kosovës po e diskuton mundësinë e ndarjes së një fondi ndihmë për komunat që kanë pësuar dëmtime.

“Ne kemi diskutuar edhe mundësinë e ndarjes së një fondi aq sa kemi mundësi për komunat e Kosovës, sepse disa prej punëve janë edhe punë lokale të tyre, andaj një angazhim i të gjithëve në mënyrë që të trajtojmë sa më mirë këtë situatë”, thotë Abrashi.

Reshjet e shiut në Kosovë janë shtuar javën e kaluar, ku vërshimet kanë shkaktuar dëme nëpër shtëpi e rrugë.

Exit mobile version