UBT News

Disa zjarrfikës amerikanë u dogjën në përballje me zjarret në Kaliforni

Pasi luftuan me zjarre të mëdha dhe vdekjeprurëse pa ndërprerje për disa javë rresht, dhe pa asnjë pushim, zjarrfikësit në Kaliforni pranuan se janë djegur derisa po kryenin punën e tyre.

“Ne kemi qëndruar zgjuar për 14 ditë. Kemi filluar të shqetësohemi, derisa shëndetin mendor nuk e kemi shumë mirë”, tha kapiteni 55 vjeçar i zjarrfikësve David Tikkanen.

Ata luftuan me flakët, derisa tani janë në një garë për të parandaluar përhapjen e shkëndijave të zjarrit në zona të thata, shkruan France24, transmeton Klankosova.tv.

Rreth 5 mijë e 400 burra dhe gra po luftojnë në Dixie Fire, ku ndodhi edhe shpërthimi më i madh që shkatërroi shtetin këtë vit.

Mbi 200 mijë hektarë tokë janë kapluar nga zjarret në tokat amerikane.

Exit mobile version