UBT News

Disa rregulla duhet t’i dini patjetër para se t’i vizitoni këto shtete

Në Spanjë nëse nuk e puthni dikë në faqe herën e parë kur takoheni me të, konsiderohet gjest jo i hijshëm. Ky është një shembull i etikës kulturore, meqë shprehitë ndryshojnë nga vendi në vend.

Prandaj para se t’i vizitoni disa shtete duhet të mësoni pak edhe rreth kulturës e sjelljes së tyre.

Në Kili preferohet të hani pa e prekur ushqimin me duar. Kilianët konsiderojnë se është e papëlqyeshme të hani me duar, madje edhe kur hani patate të skuqura. Kjo është edhe arsyeja pse ata kanë thikë dhe pirun për çdo ushqim.

Respekti ndaj të moshuarve është shumë i rëndësishëm në kulturën koreane. Përveçse duhet të prisni që më i moshuari të fillojë të hajë, ju duhet të prisni edhe derisa ta përfundojë ushqimin. Po ashtu, nëse dikush ju ofron pije, ju duhet ta pranoni pijen duke e mbajtur me dy duart.

Në Japoni është zakon t’i lini këpucët në hyrje të shtëpisë. Kjo traditë vjen nga periudha Heian në Japoni dhe përveçse ju ndihmon ta mbani të pastër shtëpinë, në të njejtën kohë, vetëm njerëzit me çorape ose pa to mund të ecin në dysheme – ku është vendi ku japonezët ulen, hanë dhe flenë.

Në Kinë konsiderohej e pasjellshme nëse e keni ngrënë të gjithë ushqimin. Ky ishte një indikacion që mikpritësi nuk ju ka ofruar mjaftueshëm ushqim. Por ky zakon ka ndryshuar, që synon të zvogëlojë humbjet e ushqimit.

Për dallim nga Kina, në Indi konsiderohet e sjellshme ta hani të gjithë ushqimin që ju servohet në pjatë. Kjo është shenjë respekti ndaj ushqimit, që konsiderohet i shenjtë./UBTNews

Exit mobile version