UBT News

Disa raste të dhunës në familje brenda një dite

Në raportin 24-orësh të Policisë se Kosovës janë evidentuar katër raste të dhunës në familje në rajone të ndryshme të vendit, si dhe një rast i posedimit të substancave narkotike.

Në Fushë Kosovë, është raportuar se një burrë i dyshuar, pas një mosmarrëveshjeje verbale, dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj viktimës grua, shtetase e huaj, me të cilën kishte bashkëjetuar. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Në Podujevë, një tjetër rast i dhunës në familje ka rezultuar me arrestimin e një të dyshuari, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj një viktime grua. I dyshuari ka marrë edhe tretman mjekësor për probleme shëndetësore të mëhershme, ndërsa pas intervistimit është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

Në Malishevë, policia ka arrestuar një të dyshuar për dhunë në familje, dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ndërkohë, në Rahovec, gjatë një kontrolli të realizuar nga njësitet policore me urdhër të prokurorit, lidhur me një rast të dhunës në familje, janë gjetur dhe konfiskuar 4.56 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. I dyshuari është arrestuar dhe për këtë rast, pas procedurave ligjore, është dërguar në mbajtje.

Exit mobile version