UBT News

Disa pyetje, pa pëgjigje: E ardhmja e Kupës së Botës për klube në diskutim!

Kupa e Botës për Klube, e planifikuar për verën e vitit 2025 në SHBA, po përballet me një kaos total organizativ. Edhe pse ngjarja është shumë e pritur, ka paqartësi të mëdha rreth datave, skuadrave pjesëmarrëse dhe të drejtave televizive, duke ngritur dyshime mbi ekzistencën e saj.

Kupa e Botës për Klube do të zhvillohet nga 15 qershor deri më 13 korrik 2025 dhe pritet të jetë një ngjarje e rëndësishme në kalendarin futbollistik. Megjithatë, deri më tani, nuk ka asnjë konfirmim për datat e saktë të ndeshjeve dhe skuadrat që do të garojnë, duke krijuar një atmosferë pasigurie.

Një nga pengesat kryesore është tërheqja e “Apple” nga konkurrimi për të drejtat televizive. Kjo ka detyruar FIFA-n të shpallë një tender për vende të tjera, por raportet sugjerojnë se ky tender ka rezultuar i braktisur. Mungesa e mbulimit televiziv rrezikon të ndalojë fluksin e të ardhurave që pritet të mbështesin klubet pjesëmarrëse, gjë që është një shqetësim i madh.

Për momentin, nuk dihen ende stadiumet që do të presin ndeshjet, si dhe oraret e saktë të tyre. FIFA kishte shpresuar të fitonte deri në 4 miliardë dollarë nga ky kompeticion, por pa një siguri maksimale, investitorët dhe sponsorët po hezitojnë të angazhohen.

Përveç çështjeve organizative, muajt e fundit, lojtarët dhe trajnerët e skuadrave të mëdha kanë shprehur dyshime mbi mundësitë fizike për të konkurruar në një turne të tillë pas një sezoni të gjatë dhe rraskapitës. Kjo sjell një tjetër dimension të paqartësisë, duke e bërë situatën akoma më të komplikuar. Me kaosin aktual rreth organizimit të Kupës së Botës për Klube, e ardhmja e këtij kompeticioni mbetet e paqartë. FIFA përballet me një sfidë të madhe për të siguruar që ngjarja të ndodhi siç është planifikuar, dhe shumë pyetje mbeten pa përgjigje./UBTNews/

 

 

Exit mobile version